Analizë: Raportimi për “Rastin e Kumanovës”; etika gjatë raportimit


Etika online është një ndër problematikat e kohës së re teknologjike, ku të gjithë ata që shkruajnë, postojnë, surfojnë, komentojnë, nuk duan të ja dinë fare për etikën, por deri ku është kufiri moral për mediat online gjatë raportimit të tyre, dhe sa është i “rrezikshëm” një keqinformim ose keqinterpretim i tyre servuar publikut, përpos se shkakton hamendësi të shumta, krijon edhe opinion të rreme. Kjo gjendje është më delikate në raste “krizash” ku informacione të vogla bëjnë bujë të madhe , normalisht janë vetëm katalizatorë për problematikën në fjalë . “Etika bëhet off-line kur ne jemi On- Line” shkruan Blendi Sala, sa më shumë që raportohet për çështje të ndjeshme, thyhet aq më shumë kodet etike.

Qëllimi i këtij eseji është që të analizojmë sa ueb-portalet kanë respektuar etikën gjatë raportimit të tyre në tre datat 9,10,11 Maj në rastin e Kumanovës në Maqedoni dhe për të treguar sa janë mediat të balancuara, të drejta dhe koncize gjatë raportimit në “rastin e Kumanovës” .Deri ku arrin shkelja e etikës gjatë raportimit dhe pse vjen deri tek kjo “pakujdesi” e tyre, ose thjesht mund ta quajmë postime brutale për çështje të ndjeshme shoqërore. Për të realizuar këtë ese dhe për të sjellë të dhëna sa më të sakta, jemi shërbyer me metodat cilësore dhe me atë te analizën se përmbajtjes, duke analizuar portalet më të kilikuara në Maqedoni në gjuhën shqipe dhe në gjuhën maqedonase si dhe portale të jashtëm.

Kur flasim per portalet ne Maqedoni, si pjese e hapsires se pergjithme mediale-informative duhet te themi se edhe portalet sikur pjesa tjeter e mediumeve kushtimisht mund te ndahet ne dy pjese. Ne portale te finansuara dhe te konrolluara nga pushteti dhe portale opozitare qe jane kritike ndaj garnitures qeverisese. Me zhvillimin e teknologjise informative (IT) dhe internetitm pjesa dermuese e njerezve lajmin e pare e marin nga portalet ne celularet e tyre “smartphone”. Kjo ka detyruar qe edhe shtepite e mediave te shtypura dhe te atyre radiotelevizive te kene portale transmetimi lajmesh.

Nje pjese e portaleve qe hasim nuk kane “de facto” as staf gazetaresh, as merren me gazetari te mirefillte, por thjeshte jane hapur per te joshur njerezit te bejne klikime ne “lajmet blof” te tyre, ne menyre qe pronari i portalit te inkasoje para nga klikimiet. Keto jane portalet-viruse. Kjo kategori portalesh jane me “te rrezikshme” per lexuesin, ne dy aspekte:

Aspekti i pare eshte se ato shpesh kane viruse te ashtuquajtura “Spyware” ose “Maleware” dhe pasi ju te klikoni ne keto faqe ne aparitin tuaj instalohet virusi i cili shperndahet dhe bllokon aparatin tuaj, u dergon miqve tuaj pa dijen dhe pa lejen tuaj permbajtje te ndryshme dhe rrezikon privatesine tuaj.
Aspekti i dyte eshte edhe me i rrezikshem per lexuesin dhe njekohesisht eshte objekt i ketij punimi. E kjo eshte mungesa absolute e etikes dhe profesionalitetit si dhe pompoziteti i “lajmit” qe transmetohet. Keshtu, shpesh titujt kryesore ne keto portale na duken ekstremisht terheqesm sa te na detyrojne te klikojme ne to. Pastaj pason zhgenjimi. Keto tituj mund te jene te natyres se ndryshme nga sfera te ndryshme te jetes sone.
Ne raste si rasti i Kumanoves, keto kuazi-portale shfrytezojne gjendjen aktuale te sigurise dhe manipulojne me ndjenjat e njerezve. Per shembull, disa prej tyre brenda koha sa zgjati perleshja e armatosur ne Kumanove raportonin per viktima ne civil…per nje vajze 8 vjecare se ka humbur jeten bashke me njerin prind ne sy te prindit tjeter..deklarata dhe veprime te ketij apo atij komandantim ketij apo atij spiuni… etj etj. Kjo mund te shkaktoje, dhe shkaktoi me 9 dhe 10 maj huti, dezorientim dhe mbi te gjitha panike dhe frike tek popullata.
Tani tu kthehemi dy grupeve kryesore te portaleve (atyre Pro dhe atyre Kunder pushtetit), raportimit te tyre per krizen e Kumanoves dhe etikes se tyre gjate ketyre raportimeve.

Më 9, 10 Maj në Kumanovë ndodhi një skenar i padefinuar deri më sot ( 24 Qershor”), në “Lagjen e Trimave”, ku, për gati dy dite luftime mes një grupi të armatosur, të cilët thirreshin nën emblemën e UCK-së dhe policisë së shtetit, u zhvilluan luftime të ashpra, ku mbetën t 18 viktima, mes tyre, 8 polic dhe 10 persona nga grupi i armatosur. Fatmirësia në këtë fatkeqësi, është ngaqë nuk kemi viktima në civil. Raportohet gjitjashtu edhe për 37 polic të plagosur, për një shkatërrim total gati se të 12 shtëpive dhe disa dhjetera te tjera te demtuara rende.
Në mungese te informacioneve zyrtare për ngjarjen, kur me komunikatë zyrtare nuk kishte dalë ende as Ministria e Punëve te Brendshme, as ministria e shendetesise, bile ato kishin centralizuar menyren e informimit te popullates, me cka kishin ndaluar rreptesisht njesite e tyre te informojne drejtperdrejte per ngjarjen (shembulli i spitalit te Kumanoves ku te gjithe personalit iu ishin mare telefonat celular per te mos komunikuar me askend as me gazetare, dhe shembulli i marrjes se materijalit te mledhur, inqezime, pamje, deklarata, nga gazetaret e televizionit Alsat-M) kishin krijuar nje boshllek te madh si dhe mundesi te madhe per manipulime nga te gjithe. Kishim një zëdhënie të jashtëzakonshme on-line, nga të gjithë që kishin të paktën mundësi të sigurojnë një informacion të vetëm, ose thjeshte ta transformojnë atë, pa vërtetuar dhe pa pyetur fare për etikën. Plasoheshin informacione, komente, opinione pa vrarë mendjen fare për rëndësinë e verifikimit të informacionit, për raportimin e drejtë, për prezumimin e pafajësisë, për fëmijët e plasuar në rrjetet sociale, pra ato abuzuan me gjithçka. Sa rritej etja per informacion tek popullata, dhe nuk kishte burime relevante dhe mediume relevante (pervec nje televizioni nacional shqiptar qe kishte studio te hapur) portalet plasonin “te vertetat” e tyre pa asnje kontroll.

Do te thote se portalet e kontrolluara nga pushteti (sikur edhe mediumet e llojit tjeter) gjeta diteve te perleshjes ne Kumanove, pervec deklaratave te kryeministrit dhe zedhenesit te MPB-se, silleshin sikur asgje e jashtzakonshme s’po ndodhte. Keshtu, ne “Kurir” apo “Republika” dominonin lajme per rritje ekonomike ne vend, investime te huaja te paralajmruara, apo lajme bulevardi.

Te shtunen, me 9 maj, portalet në gjuhën shqipe por edhe ato maqedonase, qe mundohen te funksionojne te pavarura, duke përfshirë edhe personat publik dhe politik në faqet e tyre në internet, filluan me një vrull të madh të raportojnë dhe identifikojnë “problematikën e luftimeve”, të cilat kishin filluar që në ora 5 të mëngjesit , në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë. Nuk kishte asnjë informacion të vetëm zyrtarë, askush nuk ishte prononcuar nga institucionet ose elita politike, rrjetet sociale vlonin nga etiketimet për grupin e armatosur. Per disa ai ishte etiketuar si grup “Terrorist”, per te tjeret ishin pjesëtare të “UCK-së”, të tjerë i quajtën “UCG-së” (Ushtria e Gruevskit, kryeministrit te Maqedonisë) edhe pse nuk kishin informacion të saktë se çfarë po ndodhe. Pasi raporti i pare nga organet kompetente doli në ora 14:00, kishte komente dhe lajme pa fund për “grupin e terroristëve”, të cilët do të fillojnë luftën, nga portalet opozitare shqiptare dhe maqedonase, shihej një vrull i madh për të nxitur situatën dhe për të ngjallur panik tek qytetarët. Për fat të keq ishte një numër të madh lajmesh, të cilat nuk ju citonin burimet, qofshin edhe jo zyrtare. Nje portal opzotar shqiptar, me kryeredaktor dhe staf nga Kumanova, disa here ne menyre cinike plasonte para por dhe pas “Kumanoves” lajm se kinse qenkan paraqitur grupe te uniformuara dhe te armatosura ne afersi te Zajazit te Kercoves, qe aludonte se “beteja” duhej te zhvillohej ne vendlindjen e liderit te partise shqiptare ne pushtet. Pa menduar fare mendjen per pasojat psiqike, sociale, ekonomike etj nga kjo. Per etike nuk ka as vend per te folur.

Një fakt i rëndësishëm i cili edhe tregon qartazi mungesën e etikës dhe shkeljen brutale të saj që ju bë më datën 9 dhe 10 Maj, mund ta vërtetojmë shumë lehtë, ngaqë si një lexuese e rregullt e lajmeve dhe postimeve, di, që portalet njoftonin për çdo grimcë informacioni që ju arrinte në redaksi, kjo e bërë në një mënyrë shumë jo profesionale, ndërsa sot, vetëm 10% e postimeve janë ende në ueb faqet e tyre, përballemi më një fshirje të rreptë të informacioneve të plasuara, gjë që vështirëson analizimin e postimeve dhe është dëshmi e qartë se portalet në fjalë, kanë tentuar që vetëm të fitojnë shikueshmëri dhe klikime, ndërsa me mbarimin e ngjarjes janë larguar edhe lajmet për të cilat ato nuk duhet të mbajnë përgjegjësi. Ky është treguesi më i mirë se etika nuk është respektuar fare gjatë raportimit dhe e njëjta situatë është tek të gjithë portalet qofshin shqiptare ose maqedonase, dallimi është tek portalet pro qeveris nga të dyja etnitë ngaqë ato gjatë raportimit kanë qenë të rezervuar, me qëllim që të mbrojnë situatën e krijuar.

Rrjetet sociale hamendësuan mbi video të postuar nga MPB ku transmetoheshin pamjet e arrestimit të grupit të armatosur. Portalet bënë një ide konspirative ku hodhën dyshime mes personit të arrestuar dhe policëve të arrestuar, për ngjashmërinë e të njëjtit, duke marrë rolin e prokurorit portalet filluan që të shkruajnë mbi këtë ngjashmëri dhe duke e quajtur skenarë të qeverisë dhe video të postuara nga MPB me aktorë të cilët ndërrojnë rolin nga polic në person të akuzuar vetëm e vetëm që të realizojnë xhirimin. Me titullin “Fotoja nga Kumanova që po bën xhiro në rrjetet sociale” dy nga portalet shqiptare Zhurnal, Tetova Sot, Tetova1, Ina, Alamkos, ngjallin hamendësinë mes mundësisë për inskenim të ngjarjes nga qeveria, duke e bazuar informacionin në pretendime.
Problematikë gjatë raportimit gjithashtu ka qenë hamendësia mbi pengjet, si dhe arrestimi i tyre, disa nga portalet raportoni për “krizë” ndërsa portale të tjera shkruajnë për arrestimin e civilëve. Përhapja e panikut nga portali “Zhurnal” ku shkruan më datë 9, “Krizë pengjesh në Kumanovë, Burrat shqiptarë nuk lejohen të evakuohen” dhe mbështet lajmin në informacione të cilat ju vinë në redaksi ndërsa, në fotografitë e plasuara dëshmojnë të kundërtën, ndërsa mbi fotografinë nuk ka asnjë dixhiturë se është vetëm ilustrues për shkrimin ose është dëshmi që i bashkëngjitet lajmit. “Almakos” gjithashtu shkruan për “gra dhe burra të arrestuar” ndërsa për lajmin i referohet fotografi të postuara, ku në pamje shihen disa persona që ngjiten në kordonin e policisë.

Ne hapesiren mediale maqedonase, per dallim nga ato shqiptare, ku ka ngelur vetem nje televizion me licence nacionale pa kontrrolluar plotesisht nga pushtetim forma me adekuate e transmetimit te lajmit eshte gjetur tek web-portalet. Ato hapen lehte, menaxhohen edhe me lehte, nuk kontrollohen nga ligjet dhe depertojne ne xhepin e cdokujt, respektivisht ne celularin e tij. Andaj kjo hapesire tek opozita maqedonase shfrytezohet maksimalisht. Shume pronare te ketyre portaleve tanime po ndjeken penalisht per “shpifje” ndaj funkcionareve te pushtetit. Disa jane arratisur jashte vendit dhe nga atje po vazhdojne me plasim te informacioneve (psh “Burevesnik” e Zoran Bozhinovskit). Disa tjera jane “portale-tezga” me nje njeri, administrues, pronar,…dhe keto plasojne lajme te porositura nga nje person ose strukture, per te shantazhuar, etiketuar ose demtuar dikend (psh Dokaz.mk, Ohridsky, etj). Edhe ne keto kategori portalesh nuk mund te behet fjale per ndonje etike gjate transmetimit te informacioneve. Ato thjeshte bejne punen per te cilen dikush i paguan shtrenjte.

Portalet kryesore opozitare maqedonase, sikur: PlusInfo (e Branko Gerovskit), Libertas (e Aco Kabramov), pastaj A1On, Fokus, Reporter, GragjanskiZbor etj mundohen sado pak te ruajne etiken gjate transmetimit te lajmeve. Ne keto raste etika e transmetimit shpeshe varet nga vete etika e pronarit te portalit. Edhe gjate konfliktit te armatosur ne Kumanove ato u munduan te depertojne tek qytetaret me ate qe po ndodhte ne teren.
Disa nga keto portale edhe sot e kesaj dite po mundohen te zbardhin te panjohurat rreth “Kumanoves”. A ishte skenar? Nese po i kujt, i qeverise? Kush ishin agjentet e sherbimeve te Maqedonise qe mbanin ne kontakt disa nga aktoret e “Kumanoves”? Cili ishte roli i tyre? Cka po fsheh shteti nga qytetaret per kete rast, dhe pse? Dhe shume dilema te tjera qe hapi ky rast.

Shtjellimi i ketyre ceshtjeve, mund te jete me etike te larte edhe njerezore edhe profesionale, por mungesa e hapsires se shendoshe per investigim, mungesa e resurseve per kete, kontrrollet,…shpejt mund ta kthejne kete etike te larte investigimi gazetaresk ne “cirk”. Ndoshta edhe ne problem ligjor. Shume portale nga keto qe permendem tanime po ndjeken penalisht nga Agjencioni i inteligjences per raportimin ne lidhje me rastin “Kumanova”. Ate lemsh qe dikush nga egzekutivi e krijoi nuk mund ta shtjellojne web porta te dezorganizuara dhe pa finnsim te mirefillte. Sado qe te jene etike (ose jo).Liridona Vejseli (VAZHDON)

Baby Boo