Analiza fasscinuese shpjegon si Tuchel e shkatërroi taktikisht Guardiolan në finale të CL


helsea është kampion i Evropës për herë të dytë në histori.

Askush nuk ka mundur ta imagjinonte se ‘Të Kaltërit’ do të arrinin të shijonin suksesin në Champions League, kur Frank Lampard u shkarkua nga pozita e trajnerit në janar, transmeton Periskopi.

Mirëpo, emërimi i Thomas Tuchelit doli të jetë një inspirues, me ish-trajnerin e Paris Saint-Germainit që udhëhoi skuadrën nga perëndimi i Londrës drejt triumfit të dytë evropian në dekadën e fundit.

Sa i përket finales, shumë pak ka të tillë që mendojnë se Man City i Pep Guardiolas meritoi të fitonte, sepse Tuchel përdori një platformë perfekte të skuadrës, duke dhuruar një prej paraqitjeve më të mira defanzive në histori të kompeticionit.

Kështu, fitorja e Chelseat është thjesht fascinuese kur zbërthehet nga ekspertët dhe pikërisht këtë bëri YouTuberi ‘Football Made Simple’.

Ai vazhdoi të shpjegonte si Tuchel taktikisht dominoi Guardiolan, me një video fascinuese 9-minutëshe.

Besoni Periskopit kur ju thotë se ia vlen cdo minutë të vëmendjes tuaj, kështu që sigurohuni ta shikoni videon e plotë më poshtë. /Periskopi.com/

Baby Boo