Analisti serb: Gjatë gjithë kohës duhet t’a vendosim flamurin serb në hartën e Kosovës


Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, para disa ditëve kishte publikuar një fotografi në Instagram me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb.
Vuçiq mbi fotografinë të cilën e ka postuar kishte ka shkruar se “Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri”.

Këtë ai ka ndërlidhur me trazirat e marsit të vitit 2004, ku mbetën të vdekur 11 shqiptarë dhe 8 serbë derisa qindra të tjerë u lënduan. Vuçiq, këtë e ka quajtur si masakër ndaj serbëve të Kosovës.
Fotografia ka bërë që të shkaktojë zemërim në mesin e shqiptarëve, të cilët kanë filluar një fushatë për largimin e saj nga rrjeti social Instagram, çka edhe u bë report ajo fotografi.

Por, reagimet në Serbi po vazhdojnë ende, ku analisti serbe, Dragomir Andjelkovic ka thënë se këtë gjë duhet ta bëjmë gjatë gjithë kohës, si në Serbi dhe ndërkombëtarisht, duke i kujtuar botës se Kosova është e jona.
“Theksimi i hartës së Kosovës nga Presidenti Vuçiq në ngjyrat e Serbisë duhet të jetë një dukuri e përditshme nga të gjitha institucionet shtetërore dhe zyrtarët. Ne duhet ta bëjmë atë gjatë gjithë kohës, si në Serbi dhe ndërkombëtarisht, duke i kujtuar botës se është e jona”, është ka thënë sot analisti serb Dragomir Andjelkovic.

“Ne e dimë shumë mirë që Kosova nuk është shtet. Kosova është një provincë separatiste e Serbisë dhe ne nuk do të heqim dorë nga ai fakt, si një pjesë e madhe e botës”, thotë ndër të tjera ai.
Ndryshe, Instagram ka hequr foton e Vuçiq, e cila zgjoi reagime të mëdha.

Baby Boo