Analisti gjerman i reagon kryeministrit spanjoll: S’e njeh Kosovën, por Palestinën e drejtuar pjesërisht nga Hamasi?


Është raportuar ditëve të fundit se kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ka deklaruar se Qeveria e tij do të punojë për njohjen e Palestinës.

Një deklaratë e tillë shkaktoi shumë reagime, duke përfshirë edhe atë të analistit dhe kolumnistit të “Neue Zurcher Zeitung”, Ulrich Speck.

Përmes një shkrimi në Twitter, ky i fundit ka deklaruar se Spanja nuk po e njeh Kosovën, por po punon për Palestinën që “udhëhiqet pjesërisht nga Hamas”.

“Nuk e njihni Kosovën, por një Palestinë që drejtohet pjesërisht nga Hamasi?” – ka shkruar ai.

Vlen të theksohet se së fundi, Sanchez fitoi një mandat tjetër si kryeministër i Spanjës.

Spanja ndërkohë, vazhdon të jetë një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e njeh Kosovën si të pavarur.

Baby Boo