Ana tha se ka paditur Arjonin, mësohen detaje të reja


Fotografia e Arjonit në shtrat me Anën, bëri bujë të madhe në publik dhe shkaktoi largimin e tyre nga ‘Përputhen’. Të dy konkurrentët kanë drejtuar akuza të forta në drejtim të njëri-tjetrin, kurse kanë deklaruar se çështjen ia kanë lënë organeve të drejtësisë në duar.

Por, përmes postimit të fundit, Arjoni ka lënë të kuptohet se ende nuk është ndërmarrë ndonjë veprim në lidhje me këtë çështje.

Një prej ndjekësve e pyet lidhur me çështjen në gjykatë, teksa i thotë se kur t’i japë të drejtë le ta marrë Sindin. “Jam paraqitur me avokatët e mi tek zyrat por deri tani nuk ka asnjë procedim penal. Presim”, ishte përgjigja e Arjonit.

Baby Boo