Ana: Kam qarë kur më kanë kërkuar miliona për lirinë e bashkëshortit tim


“Bojan Jovanovski ka kërkuar para prej meje, duke u thirrur në ndikimin që e ka ndaj prokurores speciale Katica Janevës”. Kështu thotë para dëshmitarja, njëkohësisht bashkëshortja e Orce Kamçev, Ana, e cila ka zhvilluar disa takime me Bokin 13, prej kur bashkëshorti i saj ka qenë në paraburgim për rastin “Perandoria”. “Takimi i parë u realizua në ‘Kapishtec’ në një zyrë që ata e quanin si ven për ‘klient special’. Unë shkova deri tek Ministria e Drejtësisë, pastaj me veturën e Zoran Milevskit, shkuam atje. Përveç neve, aty ishte edhe Vasill Dimishkov, vëllai i gjykatëses Vesna Dimishkovska, që i caktoi Orce Kamçevit, për rastin ‘Perandoria’. Dimishkov, më tha se duhet të bashkëpunoj me të dhe më kërkoi para për siç më tha për ta ulur masën që do të caktoj gjykata, gjegjësisht motra e tij, për bashkëshortin tim. Isha e shqetësuar, nuk do ta fsheh, se edhe kam qarë. Ishte interesante se, ai nuk e dinte të ma tregoj as shumën e parave e zhvatjes që kërkon dhe më tha që do të më tregoj një ditë më vonë. Të nesërmen më lajmëroi Zoran Milevski dhe më tha se kërkon 6 milion euro. Herën e dytë, shkova në zyrat e 1tv, aty ishte një djalë të cilin Boki i kërkoi që të dalë jashtë dhe më pas më tregoi se ai është djali i prokurores speciale Katica Janeva. Ishte hera e dytë që po përjetoja situatë ‘shok’, pas takimit me Vasill Dimishkovskin. Boki kë takimin tonë të dytë, e dinte se kur bashkëshorti im do të shkoj në PSP, cilët dëshmitarë do të paraqiten, cilët prova do të përdoren dhe gjëra në ngjajshme. Ai fliste në telefon me Katicën. Boki kërkoi para prej neve, duke u thirrur në ndikimin që e kishte tek prokurorja peciale Janeva. Këtë e vërtetova nga informacionet që Bojan i posedonte. Vetëm pas takimit të tretë, Bojan më kërkoi 500.000 euro”, ka deklaruar Ana.

Baby Boo