Ana Kabashi iu reagon Albi Nakos dhe Erjona Rusit për bullizmin ndaj një vajze të vogël: “Marre! Definitivisht nuk jeni normal”


Koreografi Albi Nako dhe gazetarja Erjona Rusi prej disa ditësh po komentohen në rrjetet sociale për një deklaratë të bërë.
Dyshja tashmë janë janë pjesë e jurisë në një spektakël fëmijësh të quajtur “T’ka mami yll”, gjersa në një nga emisionet e fundit e kritikuan një vajzë të vogël.

Të njëjtit iu drejtuan pjesëmarrëses në këtë konkurs se nëse i pëlqen më shumë kërcimi apo ushqimi dhe se kë do të zgjidhte mes këtyre.
Në bazë të kësaj, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta të cilët i akuzuan artistët për bullizëm.
Lidhur me këtë së fundmi një reagim në InstaStory e ka bërë edhe këngëtarja e njohur, Ana Kabashi.

Artistja nga Peja thekson se kjo sjellje ndaj vajzës është e pafalshme dhe e paarsyeshme.
“Këta definitivisht nuk qenkan normal. Kjo sjellje ndaj një fëmije është e pafalshme dhe e paarsyeshme, turp”, kanë qenë fjalët e Kabashit.

Baby Boo