AMS: Numri i ankimimeve të zgjidhura në favor të të siguruarve është 2.5 herë më i lartë


Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) ka pranuar 206 ankesa nga policëmbajtësit e pakënaqur për punën e kompanive të sigurimit dhe pjesëmarrësve të tjerë të tregut në vitin 2021. Numri i ankimimeve nga të siguruarit vitin e kaluar është rritur me 2.4 herë krahasuar me vitin 2020, sipas të dhënave zyrtare nga AMS.

Gjatë kësaj periudhe, AMS-ja, në bazë të ankimimeve të ardhura nga policëmbajtësit e pakënaqur, ka vendosur katër masa ndaj tre kompanive të sigurimit, dy prej të cilave janë gjoba.
Vitin e kaluar personat e siguruar kanë paraqitur ankimime për 18 pjesëmarrës në tregun e sigurimeve dhe në 16 prej tyre numri i ankimimeve të paraqitura është më i lartë krahasuar me vitin 2020.

“AMS ka zgjidhur 42 ankimime në favor të të siguruarve në vitin 2021. Krahasuar me një vit më parë, numri i ankimimeve të zgjidhura në favor të personave të siguruar është 2.5 herë më i lartë. Nga të gjitha ankesat e parashtruara, 22 janë konstatuar se janë paraqitur pa bazë apo kriter, 12 janë tërhequr nga ankimuesit dhe 13 janë në proces shqyrtimi. Në favor të policëmbajtësve janë zgjidhur 65 ankesa të pjesëmarrësve në tregun e sigurimeve (shoqëri, agjentë sigurimesh, etj”, thonë nga AMS-ja.

Shpeshherë, theksojnë ata në 79 raste, të siguruarit janë ankuar mbi bazën e të cilave janë paguar dëmet, të cilat janë mbuluar me kontrata sigurimi. 52 persona të siguruar janë ankuar për shumën e ofruar nga kompanitë e sigurimeve për pagesën e dëmeve. Në këto raste, AMS nuk ka kompetencë të vendosë për shumën e tarifës, por përcakton kushtet dhe rrethanat. Për afatet e procedimit të dëmeve janë paraqitur 16 ankesa, ndërsa për afatin e pagesës së dëmit janë ankuar 8 persona të siguruar. Në bazë të kritereve të tjera janë parashtruar 25 ankimime.

Në 161 raste, ankimuesit kanë qenë persona fizikë, ndërsa 39 ankimime janë paraqitur nga persona juridikë.
Numri më i madh i ankimimeve – 91 janë paraqitur për lëndët e siguruara në klasën e autopërgjegjësisë. Nga klasa e sigurimit nga aksidentet janë paraqitur 31 ankimime, ndërsa për klasën e pasurisë 21. Për sigurimin e jetës janë dorëzuar 15 ankimime, për sigurimin shëndetësor privat janë paraqitur 6 ankimime. Për klasat e tjera të sigurimeve janë paraqitur 14 ankimime.

Një nga ankimimet më të veçantat, nga gjithsej 206 të ardhura në AMS,është ankimimi se të siguruarit nuk i është rinovuar sigurimi për shkak se ndërkohë ishte diagnostikuar me kancer. AMS u përball me dy kompanitë e sigurimeve (njëra e dorëzonte dhe tjetra e merrte përsipër të siguruarin) dhe i shqyrtoi kushtet dhe argumentet e të tre palëve. Çështja u zgjidh pozitivisht. Të dy kompanitë ranë dakord dhe i siguruari mori një policë sigurimi jete që e siguron kredinë.

Baby Boo