Amnistohen edhe 5 persona, shkon në 25 numri në total


Gjykata Penale ka amnistuar edhe pesë persona të tjerë, të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit. Sipas njoftimit të Gjykatës Penale, transmeton SHENJA, këto pesë persona janë të fundit të cilët kanë fituar amnisti, pasi të gjithë kërkesat e tjera janë refuzuar si të pabaza. Gjykata tha se tashmë këto vendime i ka lëshuar deri tek palët që kanë bërë kërkesë, në kuadër të afatit ligjor për vendim. Kështu, gjithësej të amnistuar janë 25 persona.
Deri tani janë amnistuar organizatorët e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, Bogdan Ilievski, Vllado Jovanovski dhe Boris Damovski. U amnistuan pesë deputetët e VMRO-së Kërsto Mukoski, Sasho Vasilevski, Ljupço Dimovski, Johan Tarçullovski dhe Ljuben Arnaudov. Por u amnistuan edhe të punësuarit në kabinetin e ish-kryetarit të Kuvendit, Elena Bozhinovska dhe Ivan Cvetanovski. U amnistuan edhe Zaharije Simovski, vllezërit Stefan dhe Mihaill Mlladenovski, Mitre Pitropovski dhe Ilija Sllavevski.
Me ligjin për amnisti, nuk përfshihen organizatorët e 27 prillit. Ata që kanë patur armë me vet. Ata që kanë sulmuar dikë fizikisht. Ata që kanë patur maska dhe persona zyrtarë që kanë tejkaluar kompetencat e tyre. Të drejtë për të kërkuar amnisti ka çdo i akuzuar në këtë proces, por vendimin përfundimtar e merr gjykata.

Baby Boo