AMNISTI FISKALE/ Qeveria vendos formalizimin e parave “të zeza” të emigrantëve dhe bizneseve, ja cilat kategori përjashtohen


Amnisti fiskale për emigrantët dhe bizneset. Është ky lajmi i madh që sapo dha kryeministri Edi Rama në një lidhje live.

Tanimë, të gjithë do të kenë mundësinë që paratë e “dyshekut”  t’i hedhin në bankë duke i formalizuar.

“Tani jemi gati që pasi ta kalojmë këtë javë në qeveri t’ia cojmë parlamentit të hapur për kosultime me të gjitha grupet e interesit që brenda muajit maj parlamenti ta miratojë. Fjala është për Amnistinë Fiskale, e domosdoshme pasi për 30 vjet me rradhë ne e dimë shumë mirë që qindra mijëra qytetarë në emigracion kaë punuar punë nga më të ndryshmet dhe kanë plot kursime pa mundur ti depozitojnë të gjitha në banka duke vazhduar dhe me një shumicë dërrmuese në Shqipëri që si rezultat i një transformimi mes individit dhe sistemit, kanë kursime që janë të interesuar ti depozitojnë nëpër banka dhe po ashtu kompanitë që kanë të ardhura të padeklaruara. Do jetë një amnisti gjithpërfshirëse për të lehtësuar maksimalisht ata që jetojnë në emigracion dhe ata që jetojnë në vendin tonë dhe janë në nevojën 30 vjecare për të formalizuar paranë jo formale. Amnistia ndalon riciklimin e të ardhurave nga pasuritë kriminale”, tha kryeministri..

Baby Boo