Amnesty International për RMV: Shqetësim përbën mosnd*ëshkimi, gjuha e urr*ejtjes dhe diskr*iminimi


Raporti vjetor i Amensty Internatinal për gjendjen e të drejtave të njeriut për vitin 2020 shënon përkeqësim gjithkund në botë, ndërsa në Maqedoninë e Veriut më të prekur janë gratë, romët dhe grupet e tjera të margjinalizuara si LGBTI.

“Edhe krahas zbatimit të reformave që i kërkon Komisioni Evropian, situata mbetet shqetësuese në disa fusha: mosnd*ëshkimi, gjuha e urr*ejtjes dhe diskr*iminimi ndaj grave, romëve dhe LGBTI. Këtë vit emigrantë në mënyrë il*egale janë mbajtur dhe janë dëbuar me forcë”, alarmon Amnesty International në pjesën për Maqedoninë e Veriut.
Raporti po ashtu rikujton se në RMV vjet është shpallur gjendje e jashtëzakonshme nga marsi deri në korrik dhe ka pasur orë policore, por sipas Amnesty International, ndalimi i tubimeve fetare është zbatuar në mënyrë të përzgjedhur.

Në raport thuhet se Maqedonia e shkurtoi buxhetin për sektorin joqeveritar për 525 mijë euro dhe me këtë rre*zikoi organizatat për të siguruar shërbime themelore në kohe kr*ize, ndërsa sa i përket gjyqësisë, organizimi është kritik për shkak se gjyqet kanë punuar minimalisht dhe nuk ka përparim në procedurat gjyqësore lidhur me shkeljen e masave kundër COVID-19.

Diskr*iminimi etnik, fetar, gjinor dhe diskr*iminimi i orientimit sek*sual mbetet problem në Maqedoninë e Veriut ndërsa pandemia e ka përkeqësuar edhe më shumë.
“Ndaj shqiptareve është shprehur gjuha e urr*ejtjes dhe ka pasur dezinformata në rrjete sociale”, thonë nga Amnesty International duke thënë se këto të dhëna janë marrë nga Komiteti i Helsinkit i cili ka konstatuar rritje të gjuhës së urr*ejtjes së islamofobisë për 80 për qind para zgjedhjeve në qershor.

Romët po ashtu janë prekur në diskr*iminim, ndërsa raporti po ashtu rikujton rastin me dy muzikantët romë të cilët me kthim nga Italia u dërguan në karantinë, ndërsa 20 të tjerët kanë marrë leje për karantinë në shtëpi.
Gratë po ashtu mbesin kategori e prekur në RMV, posaçërisht për vendin e punës në kohe pandemie.
“Gratë ishin posaçërisht të prekura, ndërsa disave në mënyrë ilegale u morr një pjesë e pagës kur mungonin nga puna”, thotë raporti.

Baby Boo