Amir Elezi: Jemi fuqishëm të angazhuar që në këto zgjedhje bashkë me gjithë shqiptarët ta nxjerrim fitues koalicionin ALTERNATIVA-ASH


Zëri opozitar i cili zgjon shumë simpati te të rinjtë për qëndrimet parimore, e sidomos atë tetovare, Amir Elezi, ka përkrahur hapur koalicionin AAA-ASH.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Elezit:

Miq të dashur, së pari uroj që në këtë kohë pandemie ky postim i imi të ju gjejë juve dhe gjithë të dashurit tuaj shëndosh e mirë.
Meqë gati se çdo ditë marr mesazhe të panumërta në rrjetet sociale dhe shumë dashamir që i takoj më pyesin se në këto zgjedhje kënd duhet të perkrahim, ju detyrohem që nepërmjet këtij postimi të shpreh se unë me shokë jemi fuqishëm të angazhuar që në keto zgjedhje bashkë me gjithë shqiptarët ta nxjerrim fitues koalicionin ALTERNATIVA-ASH.
Ky koalicion është i vetmi opsion që artikulon qartë kërkesat e shqiptarëve në vend dhe ofron përfaqësim dinjitoz si në aspekt profesional, intelektual poashtu edhe në ofertë reale politike për votuesin.

Baby Boo