Amir Duraku për gjestin e komentatorit: Ata që nuk na përfillin gjuhën e meritojnë këtë trajtim


Gjesti i komentatorit shqiptar në TVM2, Mustafa Ademi për mospërfilljen e emrit të Stojançe Stoilovit, është komentuar shumë nëpër rrjetet sociale.

Pas reagimeve të shumë figurave publike për rastin në fjalë, i fundit që ka reaguar lidhur me këtë gjest është gazetari dhe moderatori i emisionit “Zgjohu me ne”, Amir Duraku.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Duraku e ka mbështetur gjestin e komentatorit Ademi derisa sipas tij personat të cilët do të injorojnë gjuhën shqipe e meritojnë këtë trajtim.

Baby Boo