Amfilohije i Kishës Serbe injoron Vucicin: Dërgo paratë për Kosovë, është vatra e Serbisë


Mitropoliti i Malit të Zi dhe Bregdetit në Kishën Ortodokse Serbe, Amfilohije, që po i prin protestave kundër qeverisë së Malit të Zi me pretendimin se kjo dëshiron ta përzë e t’i ‘vjedhë pronat’ e ka këshilluar Presidentin serb Vucic që ofroi që të shlyej borxhin e Kishës ndaj institucioneve malazeze ta ruaj e ta ndaj për Kosovën pasi populli serb në Mal të Zi është i lidhur “organikisht e qenësisht” me Kosovën.
Qeveria e Malit të Zi e ngarkon Mitropolinë e Malit të Zi për borxh të papaguar të tatimit ndaj shtetit malazias për të cilin presidenti serb Vucic kishte ofruar ta shlyente. Amfilohije e kishte refuzuar këtë ofertë duke e falënderuar presidentin e tyre ‘të mirë’ duke e lutur që ato fonde t’i drejtojë në Kosovë.

“E falënderoj presidentin tonë të mirë të Serbisë, atë e lus që gjithë çka ka, të ja japë dikujt, që dinarin e fundit që e ka të e japë për Kosovën”.
Amfilohije që ka polemika me këdo që guxon e kundërshton hegjemoninë e Serbisë dhe Kishës Serbe ka kritikuar dhe madje ka fyer edhe Vucic, të cilin e pati quajtur edhe injorant për shkak të deklaratave të presidentit serb për kishën malazeze. Ka qarqe në Kishën Ortodokse Serbe që e shohin me dyshim presidentin serb Vucic duke shkuar aq larg sa e quajnë ‘tradhtar’.

“Populli serb në Mal të Zi është i lidhur qenësisht dhe organikisht me Kosovën si vatër shekullore e Serbisë dhe Malit të Zi dhe popullit tonë” e porositi se Kosova dhe duhet ruajtur dhe mbrojtur.
Mitropoliti Amfilohije i kundërshtoi pohimet e qeverisë malazeze se Mitropolia e Malit të Zi dhe Bregdetit nuk paguan tatimin dhe i quajti “gënjeshtra morbide”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, kishte deklaruar të dielën në se ai do të ndihmonte të paguante për mitropolinë dhe do të paguajnë “çdo gjë që duhet të paguaj do ta paguhet”.
Mali i Zi është në krizë që nga miratimi i ligjit për lirinë e komuniteteve fetare që e kundërshton kisha pasi ky ligj i heq asaj dominimin dhe barazon të gjitha komunitetet fetare para ligjit, që në një vend normal është e dëshirueshme por jo për Kishën Serbe. Kisha Serbe gjërësisht shihet si faktor destabilizues në Mal të Zi dhe përflitet për afërsinë dhe përkrahjen e interesave të Rusisë në Ballkan.

Baby Boo