Amerika sanksionon 17 personalitete saudite për ekzekutimin e Khashoggit


44 SHBA-ja njoftoi sot sanksione financiare që shënjestrojnë 17 përgjegjës sauditë të përfshirë në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, mes të cilëve edhe të afërm të princit trashëgimtar, Mohammed Ben Salmane.
Mes personave të prekur nga këto masa figurojnë anëtarë të gardës së princit, Saoud Al Qahtani dhe vartësi i tij, Maher Mutreb, si dhe konsulli i Arabisë Saudite në Stamboll, Mohammad Al Otaibi, njoftoi Thesari amerikan në një komunikatë.

Ministri saudit i Punëve të Jashtme, Adel al Jubeir deklaroi sot se vendi i tij refuzon një hetim ndërkombëtar të kërkuar nga Turqia mbi vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi më 2 tetor në konsullatën saudite në Stamboll, përcjell Atsh.

Sot, zyra e prokurorit të përgjithshëm të Arabisë Saudite njoftoi se 11 të dyshuarit sauditë kishin dalë para drejtësisë dhe se pesë prej tyre ishin dënuar me vdekje.

Baby Boo