Ambasadorja ‘problematike’ turke lëshon Kosovën


Një paralajmërim se do ta kryente misionin në Kosovë e bëri më 28 nëntor, por ambasadorja turke Kivilcim Kiliç në detyrë ishte diplomatja që shkaktoi aksidentin në Mramor ku mbetën të vdekur 4 persona.

Mbrëmjen e kaluar ambasadorja Kiliç, ka mbajtur një takim lamtumirës me miq dhe bashkëpuntorë të ngushtë.

Lajmin për largimin e saj nga Kosova e ka konfirmuar edhe këshilltari i ambasadores, Barış Goriça.

“Ambasadorja largohet pasi e ka përfunduar mandatin, në ndejën e pavarësisë me 28 nëntor e ka bërë lajmërimin për largimin dhe për këtë arsye ka mbajtur takimin lamtumirës me miq dhe bashkëpunëtorë të saj, por do të ketë edhe takime tjera”, ka thënë Goriça.

Kujtojmë se eskorta e Kiliç në muajin nëntor u përfshi në një aksident në Mramor, rrugë e cila njihet si ‘’vdekjeprurëse’, e në të cilin humbën jetën katër persona dhe vet ajo u lëndua rëndë.

Goriça i pyetur për gjendjen shëndetësore të ambasadores, ka thënë se Kiliç tani është më mirë.

Baby Boo