Ambasadorja e Ukrainës në Shkup: Kemi nevojë për ndihmë reale, ushtria jonë nuk do të dorëzohet


“Regjimi rus njihet si kërcënimi më i madh i sigurisë”, ka thënë ambasadorja e Ukrainës në vend Natalia Zadorozhnjuk, duke shtuar se ushtria ukrainase nuk do të dorëzohet.

Në një vido-fjalim ajo ka kërkuar ndihmë, pasi siç thotë, e kanë të vështirë të mbijetojnë vetë.

“Kemi nevojë për ndihmë, ndihmë reale, me armë, ndihmë ekonomike, financiare…kjo çmenduri duhet të ndalet.

Ata po bombardojnë qytete dhe fshatra të Ukrainës. Kievi po bombardohet tash dy ditë”, deklaroi Natalia Zadorozhnjuk.

Baby Boo