AMBASADORJA E TURQISË NXËNËSIT E KOLEGJEVE YAHYA KEMAL I QUAN “TERRORISTË TË ARDHSHËM”


Ambasadorja e Republikës së Turqisë, Tülin Erkal Kara, i ka quajtur “terroristë të ardhshëm” nxënësit që ndjekin mësimin në shkollat Yahya Kemal Collegue. Sillini fëmijët të mësojnë në shkollën Maarif International Schools Macedonia, shkollë kjo që më herët quhej Woodroë Wilson School ndërsa gjendet në Tetovë.

“Apelojmë deri tek të gjithë ju, ejani që të gjithë së bashku dhe fëmijët tuaj ti regjistrojmë në shkollat e Fondacionit Maarif. Sepse ne si prindër nuk duam që fëmijët tanë, në të ardhmen ti shndërrojmë në terroristë. Duhet që ata ti drejtojmë nga shkollat e Maarif, sepse Yahya Kemal dhe institucionet me këtë emër në asnjë rast nuk na përfaqësojnë neve.

Dhe, ejani të luftojmë kundër kësaj organizate terroriste edhe më gjera konkrete dhe kjo luftë të mos mbetet vetëm deklarative…”, ka thënë ambasadorja Erkal Kara në hapjen zyrtare të shkollës Maarif International Schools Macedonia në Tetovë.

Në rrjetet sociale ndërkaq nuk kanë munguar reagimet e shumta të prindërve, fëmijët e të cilëve mësojnë në Yahya Kemal Collegue, ndërsa kanë akuzuar ambasadoren Erkal Kara për “gjuhë të urrejtjes edhe ndaj fëmijëve”, ndërsa kanë kërkuar falje për shqetësimin që e njëjta u ka shkaktuar atyre dhe fëmijëve që mësojnë në shkollat e Yahya Kemal Collegue.

(Videon e plotë kliko këtu)

Baby Boo