Ambasadorja Çitaku kthehet në Uashington


Me të ardhur Qeveria Kurti si shenjë hakmarrje ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-partisë së tij, PDK, shkarkuan ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Mirëpo, Vlora Çitaku është kthyer sërish në Uashington në detyrën e saj si ambasadore e Kosovës në SHBA, pavarësisht se para më shumë se dy muajsh, presidenti Hashim Thaҫi kishte nënshkruar dekretin për tërheqjen e saj nga ky post.

Çitaku është detyruar të kthehet sërish në Uashington, pasi partnerët e koalicionit qeveritar nuk kanë vendosur ende se kush do ta zëvendësojë. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka informuar se ambasadorja Çitaku është ende në detyrë dhe do ta përfaqësojë Kosovën deri në emërimin e ambasadorit të ri.

Kujtojmë se procedurat ligjore për emërimin e ambasadorëve të rinj marrin kohë dhe duhet koordinim mes ministrisë së Punëve të Jashtme, kryeministrit dhe presidentit.

Baby Boo