Ambasadori Timonie e viziton ministrin Ademi


Sot në Ministrinë e Kulturës qëndroi ambasadori i Francës në Shkup, Kristian Timonie. Aty u prit nga ministri Asaf Ademi. Në këtë takim Ambasadori e uroi ministrin Ademi, duke i dëshiruar suksese në detyrën e tij.

Ministri e falënderoi Ambasadorin Timonie për vizitën dhe shfaqi gatishmëri që, në fushë të projekteve kulturore, të bashkëpunohet ngushtë me institucionet kulturore franceze. Duke e vlerësuar lart kulturën franceze dhe punën që bën Instituti Francez në Shkup, ministri Ademi shprehu vullnetin e mirë që të ndërtohen ura bashkëpunimi dhe të ketë sa më shumë ndërkëmbime me institucione kulturore franceze.

Ambasadori Timonie, nga ana e tij, shprehu falënderim për këtë qëndrim të ministrit dhe, po ashtu, shprehu gatishmëri që të bashkëpunojë në afirmimin e projekteve kulturore.

Baby Boo