Ambasadori rus ka edhe një porosi për Maqedoninë


Çdo shtet e ka zgjedhjen e tij për ndërtimin e sigurisë nacionale pa dallim asaj se a është me anëtarësimin në NATO ose me neutralitet ushtarak, deklaroi ambasadori rus, Olleg Shçerbak duke ligjëruar para studentëve të Fakultetit të Sigurisë, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se siguria efikase në shekullin 21 mund të ndërtohet vetëm në bazë të sigurisë kolektive dhe me përpjeke të përbashkëta të të gjitha vendeve të vogla dhe të mëdha.

Sipas tij, NATO paraqet bllog ushtarako-politik të krijuar nga SHBA-të me qëllim që t’i kundërshtohet Paktit të Varshavës, por edhe pse tashmë 30 vite nuk ekziston NATO, akoma përhapet kah lindja.

“Statusi ushtarak-neutral i Maqedonisë mund t’i jep shumë dhe në rast të tillë do të jetë e hapur për të gjithë dhe do të mund t’i zhvillojë interesat ekonomike dhe sociale të qytetarëve, pa qenë nën ngarkesë të solidaritetit evropian. E dini mirë se kur solidariteti vendoset mbi mendjen e shëndoshë, është në humbje të interesave nacionale”, tha Shçerbak.

Baby Boo