Ambasadori Qëndrim Gashi e mundësoi thirrjen e ezanit në Kishën e Parisit


Filarmonia e Kosovës më 23 mars të vitit të kaluar kishte mbajtur një koncert të jashtëzakonshëm në Paris të Francës. Ky koncert i cili ishte përgatitur për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës u luajt nga solistët kori Orkestra e Filarmonisë së Kosovës dhe me dirigjent Baki Jasharin. Koncertin për Paqe u mbajt në Muzeun e Armatës në Kishën Shën Lui në Paris. Kisha Shën Liu është e njohur në të gjithë botë.

Me këtë rast u interpretua vepra ‘Njeri me ar*më’ kompozuar nga kompozitori britanik Karl Jenkins ku kjo vepër është bërë nga ai në vitin 1999 dhe i kushtohet vik*timave të fundit në Kosovë. Mirëpo ajo që nuk ishte përmendur gjatë këtij koncerti ishte fakti se para shumë të pranishmeve u thirr në mënyrë të mrekullueshme ezani. Këtë e bëri Liridon Sadriu i cili edhe ishte pjesë e Filarmonisë të Kosovës në këtë Koncert. Mirëpo aso kohe nuk ishte përmendur një fakt se kush e mundësoi këtë koncert dhe thirrjen e ezanit.

Kjo në një formë u zbulua nga ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi i cili dy ditët e fundit është pre e su*lmeve dhe kër*cënimeve të shumta për shkak të publikimit të një artikulli të gazetës franceze “Le Figaro” ku u shfaqen karikaturat e profetit Muhamed. Ambasadori Gashi në sqarimin e tij të lëshuar në Facebook ndër tjerash përmend edhe ezanin në Kishën e Parisit.

“Ironia është se vitin e kaluar në Paris unë isha cak i su*lmeve që vinin nga një “krah tjetër” edhe pse më duhet ta them se në atë rast asnjë kë*rcënim fizik nuk e pata pranuar. Bëhet fjalë për veprën e famshme të Karl Jenkins “Njeriu i Armatosur: Një meshë për paqe” ku autori e inkorporon edhe ezanin. Kjo vepër u ekzekutua shkëlqyeshëm nga Filarmonia e Kosovës në katedralen e njohur Saint-Louis e cila njihet për simbolikën e fortë – në oborrin e saj bëhen homazhet kombëtare për personalitete civile e ushtarake. Ezani në një kishë! ‘Skandal’ shkruanin ekstremistët e krishterë. Unë nuk e censuroj artin” ka shkruar Gashi.

Baby Boo