Ambasadori i BE-së Zhbogar e vizitoi Qendrën riprodhuese të drerit evropian në Parkun Kombëtar “Galiçica”


Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, gjatë vizitës së tij të sotme në Ohër, u takua me menaxhmentin e Parkut Kombëtar “Galiçica” ndërsa e vizitoi Qendrën Riprodhuese të drerit evropian brenda parkut.

Qendra riprodhuese është e vendosur në lokacionin “Kosto Baçilo”, mbulon një sipërfaqe prej 86 hektarësh, ndërsa në të është vendosur kopeja amë prej 30 drerësh, nga të cilët 24 femra dhe gjashtë meshkuj, ndërsa tashmë ka edhe pasardhës drerë të vegjël.

Ambasadori u njoh edhe me funksionet kryesore të qendrës për ta mbrojtur biodiversitetin përmes menaxhimit aktiv të kullotave malore, mbrojtjes së vlerave të peizazhit, zvogëlimin e rrezikut nga zjarret, përmirësimin e tërheqjes së Parkut Kombëtar “Galiçica dhe funksionin edukativ.

Përndryshe, në takimin me drejtorin e PK “Galiçica” Vasko Paskali, u diskutua për aktivitetet e ndërmarra nga institucioni dhe planet për të ardhmen. Zhbogar u informua për progresin dhe rezultatet e zbatimit të Projektit: “Përmirësimi i efektivitetit në mbrojtjen dhe menaxhimin e Parkut Kombëtar “Galiçica” i cili realizohet me mbështetjen financiare të BE-së.

Baby Boo