Ambasadori gjerman: Nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën


Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka shuar shpresat e kosovarëve për liberalizim të vizave, të cilët kanë pritur që do të bëhen në një periudhë më të shkurtër kohore.

Ai ka thënë se disa vende anëtare të Bashkimit Europian, nuk po binden që t’i thonë “PO” heqjes së regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

“Gjithmonë i kemi thënë qeverisë kosovare se është e rëndësishme që të ulet së bashku me këto vende dhe t’i bindë ato. Në këtë aspekt, Kosova duhet të punojë. Bashkimi Europian përbëhet nga 27 vende anëtare dhe për vendime të gjitha duhet të jenë në bord. Ne po punojmë që kjo të ndodhë, por unë s’e besoj që kjo do të ndodhë para Krishtlindjeve”, tha Rohde.

Baby Boo