Ambasadori Britanik kundër Naser Shalës, por kush është ai?


Ambasadori i Britanisë së Madhe një Kosovë, Ruairi O`Connell, ka dhënë dorëheqje nga Bordi i Agjencisë Kosovare të Krahasimit dhe Verifikimit të Pronës, pas emërimit në krye të kësaj agjencie të e ish-ushtarit të Fatmir Limajt, Naser Shalës.

Shala arriti që javën e kaluar të marrë besimin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës për këtë pozitë, por për të njëjtin post kishte kandiduar edhe 10 muaj më parë, por që nuk kishte arritur t’i merr votat e mjaftueshme.

“Ambasadori britanik ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij si Kryetar i Bordit të AKKVP. Letra e tij e dorëheqjes i është dërguar Përfaqësuesit Special të BE-së”, thuhet në reagim e ambasadës.

Lidhur me emërimin e tij, ka reaguar edhe ambasadori Amerikan në Kosovës, Philip Kosnett. Ai ka deklaruar se është thellë i dëshpëruar me refuzimin e deputetëve për të emëruar drejtues profesional në krye të Agjencisë për Verifikim të Pronës.

“Deputetët treguan se më shumë vlerësojnë nepotizmin se sa të drejtat pronësore të qytetarëve të Kosovës”.

Por kush është në të vërtetë Naser Shala?

Naser Shala, që në luftë nijëj si komandant “Ftyra”, ka qenë i akuzuar së bashku me Fatmir Limajn nga Prokuroria Speciale për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës në rastin “Kleçka”.

Pas një procesi të gjatë Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte shpallur të pafajshëm Limajn dhe nëntë bashkëluftëtarët e tij në mesin e tyrë edhe Shala.

Ndërsa, Gjykata Supreme e Kosovës përfundimisht më 24.05.2017 kishte vërtetuar pafajësinë e këtyre të akuzuarve.

Emri i Shalës ishte përfshirë edhe në një rast tjetër. Emri i tij ishte përdorur nga Adem Grabovci për ta frikësuar atë kohë, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin.

Grabovci, i ishte afruar Jakup Krasniqit tek foltorja e Kuvendit dhe i kishte thënë “e thirri, ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”.

Insajderi ka publikuar hulumtimin “Dosja e Shefave”në këto përgjime ishte dëshmuar komunikimi mes Grabovcit dhe ‘Ftyrës”.

“Paj, mirë bre Naser vallahin, ngarkesë kom pas bukur shumë, gati thuajse veç vetun pata metë… Ti, pe din kto, kto nërskamcat që janë, e kto farë…”, i ankohej Grabovci, Shalës në dhjetor të vitit 2011.

“Besoj që i kom kalu, po thom a din pa hiç kshtu, i kom kalu mirë. I kisha n’përkrahje, kta që duhet m’i pas, e për tjertë s’u mërzitsha”, vazhdonte Grabovci.

Në bisedë telefonike, ish-shefi i PDK-së në Kuvend të Kosovës, i tregonte ‘fytyrës’ se me emrin e tij ia kishte përmendur Jakup Krasniqit. Sipas Grabovcit më pas, Krasniqi ishte dorëzuar.

“Jakupit, veç shkova i thash n’vesh, thash qy thash e thirri, e thirri ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”, tregonte Grabovci. “Edhe u dorëzu”.

“A t’ngoj bile”, e pyet Shala.

“Ngoji, meniherë, meniherë u tërhoq, derisa t’përmena ty”, thoshte Grabovci.

Baby Boo