Ambasadori amerikan zbulon arsyen kryesore pse shumë të rinj shkuan në Siri

Instituti për Siguri, Integrim dhe De-radikalizim (INSID) ka mbajtur forumin virtual në lidhje me sfidat e të kthyerve nga Siria të akuzuarve të burgosur për terrorizëm dhe kërcënimet nga radikalizmi i dhunshëm ekstremist.

Baby Boo

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, deklaroi se Kosova është përballur me ekstremizmin. E për këtë tha Abazi se Qeveria do të marr hapa konkret për të ndikuar riintegrim e të kthyerve nga vatrat e luftës në shoqëri.

“Kosova është përball me këtë fonemën të ekstremizmit të ngjarjeve në Siri. Kosova ka marrë disa hapa më strategji të saj. Ligjin e miratuar në Kuvend, sanksionimi i këtyre. Shumë prej luftëtarëve kanë qenë pre e tramuve. Qeveria ka me u kyç në qito fenomene për me ndikua në radikalizëm dhe me i riintegruar në shoqëri”, tha ai.

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, theksoi se shumica e personave që kanë marrë rrugën për në vatrat e luftës e kanë bë për një jetë më të mirë. Në këtë drejtim ai tha se ka ndikuar edhe niveli i korrupsionit.

Kossnet theksoi se ShBA-ja ka pasur përvoja të njëjta edhe me shtetet e tjera.

“INSID po mundohet ta luftojë ekstremizmin kjo falë punës se Arbër Vokrrit. Ne kemi pasur përvojë edhe me vendet e tjera sa i përket ekstremizmit”.

“Shumë kanë shkuar për standarde jetësore, zhvillimin ekonomik i cili ka ndikuar të këta, por korrupsioni arsyeje tjetër të cilët kanë marrë këtë rrugëtim”, tha Kosnett.

Nexhat Behluli i kthyeri nga Siria, tha se pas kthimit është i përkushtuar për mos të lejuar shkuarjen e qytetarëve të tjerë.

Ai tha se përveç organizatës INSID deri më tani nuk kanë pasur përkrahje prej shtetit.

“Tani jemi në një organizatë INSID ku duam t’i ndihmojmë njerëzit që mos të shkojnë atje dhe për t’i rehabilituar. Shteti na ka lere pak anash. Ne kemi mbetur si një mjegull nuk e dimë si t’ia fillojmë”.

“Politikanët thonë se jemi të mbikëqyrë. Ne jemi për të luftuar ekstremizmin por nuk ka përkrah askush. Njerëzit na kërcënojnë dhe nuk kemi mbetur askund”, tha Behluli.

Ky forum ndërkombëtar i organizuar nga INSID që po mbahet në Prishtinë përveç diskutimeve lansoi Grupin Ndërkombëtar për Përfshirje me folës dhe pjesëmarrës evropian e kosovar përmes konferencës online.