Ambasadori amerikan në Greqi: Po punojmë në implementimin e Marrëveshjes së Prespës


Ambasadori i SHBA-ve në Athinë, Xhefri Pajët tha se SHBA-të në bashkëpunim me partnerët evropianë punojnë shumë për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, e cila sjell dobi të mëdha politike dhe ekonomike. Siç raporton agjencia greke e lajmeve, ANA MPA, Pajët tha se SHBA-të vlerësojnë se Marrëveshja e Prespës tashmë ka zgjeruar paqen në rajon dhe se SHBA-të dëshirojnë që vendi sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s.

Baby Boo