Ambasada ruse: Nuk e kritikuam Merkelin, por deklaratat e Ilir Metës


Rusisë në Shkup ka deklaruar se publikimi i tyre në “Twitter” në lidhje me thirrjet e politikanëve të jashtëm për ta përkrahur referendumin në Maqedoni, ka pasur të bëjë me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe jo me të sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg si dhe kancelarët e Austrisë dhe Gjermanisë, Sebastian Kurz dhe Angela Merkel, të cilët para ca ditësh e vizituan Maqedoninë.

Në publikimin e tyre në Tuiter, Ambasada e Rusisë pyet se si do të ishin reagimet nëse politikanët nga Moska do ta bënin atë që e bëjnë ata të perëndimit, edhe pse qytetarët në referendum nuk pyeten nëse do të integrohen në Rusi, por në BE dhe NATO.

“Këto ditë nuk është rrallë që liderët e huaj t’u sugjerojnë qytetarëve të Maqedonisë se si të votojnë në referendum. Interesante, si do të ishte nëse kësi lloj “këshilla” të shpërndajnë përfaqësuesit e Rusisë zyrtare?”, thuhet në publikimin e Ambasadës së Rusisë në Shkup./Pacensnure

Baby Boo