Ambasada gjermane përgënjeshtron: Vizat e punës nuk hiqen


Ambasada gjermane, deklaron se nuk janë të vërteta raportimet se nga 1 janari i vitit 2019 me të cilin qytetarët  nga vendet të cilat nuk janë anëtare në Bashkimin Evropian do t’u mundësojë të punësohen në ndonjë shtet të Unionit nën kushtet e njëjta si qytetarët e vendeve anëtare të BE-së.

“Qytetarëve të vendeve që nuk janë anëtare të BE-së  u nevojitet sikur deri tani, ashtu edhe pas 1 janarit të vitit 2019, vizë pune valide në Gjermani. Kërkesa për vizë  mund të dorëzohet  vetëm në Ambasadën gjermane në Shkup dhe vetëm atje jepen vizat”.

Ambasada e Gjermanisë në Shkup, thekson se ajo nuk bashkëpunon me ndërmjetësues ose agjenci.

 

“Përmes tyre nuk mund të merret as termin më herët ose të përshpejtohet  procedura e vizave. Taksa për vizë arrin  sipas rregullave 75 euro dhe paguhet me para në dorë dhe vetëm në euro, direkt në sportelin e vizave kur dorëzohet kërkesa për vizë. Taksa të tjera nuk ka në Repartin e vizave. Marrja e formularëve dhe e udhëzimeve, si dhe caktimi i terminit  janë falas”.

Baby Boo