Ambasada gjermane ia këputi shpresat: Rrëfimi i të riut të cilit i’u refuzua viza


Avdyl Gashit i është refuzuar viza për Gjermani, të hënën është dashur të jetë atje për vizitë studimore

Avydl Gashi është vetëm njëri ndër viktimat e ambasadave në Kosovë.

Këtij të riu nga Drenasi, Ambasada Gjermane ia ka refuzuar vizën, raporton T7.

Ai si aktivist ishoqërisë civile, do të merrte pjesë në Gjermani në kuadër të organizatës Friedrich Ebert Stiftung.

Për të, arsyetimet që ka dhënë ambasada janë irrituese.

Gashi është mllefosur sepse kjo nuk është hera e parë që po penalizohet kësisoj.

Avdyli është i zhgënjyer edhe me mënyrën se si sillen me qytetaret, punëtorët në administratën e ambasadës.

Ai shprehet mjaft i frustruar me premtimet e politikanëve kosovar për vizat.

E Avdyli thotë se ambasada gjermane ia këputi shpresat, sepse siç tregon, ai, nuk e ka ndërmend të aplikojë më.

Avdyli thotë se ky fat po i ndjek të gjithë të rinjtë.

E shpresa që ata të dalin jashtë për tu edukuar po shuhet dita- ditës.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/ambasada-gjermane-ia-keputi-shpresat-rrefimi-te-riut-te-cilit-iu-refuzua-viza-592131/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Baby Boo