Ambasada franceze: 10 medalje për dy javë, Driton Kuka është gjeni


Kosova këtë vit ka arritur suksese të jashtëzakonshme në sportin e xhudos, ku vetëm për dy javë mori katër medalje në turneun Grand Prix, që të dielën përfundoi në Tashkent të Uzbekistanit.

“Xhudistet dhe xhudistët kosovarë vazhdojnë të korrin suksese të mëdha: 10 medalje për dy javë! Trajneri Driton Kuka është një gjeni i vërtetë që e ka bërë Kosovën një nga shkollat më të mira të xhudos në Evropë “, thuhet në një shkrim në Twitter të Ambasadës Franceze në Kosovë.

Kosovën në Tashkent e përfaqësuan katër xhudiste dhe të gjitha u paraqitën në finale.

Pas këtij suksesi të arritur nga Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Nora Gjakova, bashkë me trajnerin Driton Kuka u kthyen në vendlindje.

Pritje sportistëve kosovarë i bëri koordinatori nacional i sportit, Rexhep Hoti, që organizoi edhe konferencë per media në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Ishte gjithashtu, Erza Muminoviq që me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike për të Rinj që u mbajtën në Buenos Aires të Argjentinës para pak më shumë se një muaji, që hapi rrugë për sukseset e tjera.

16-vjeçarja fitoi medaljen e vetme për Kosovën në atë ngjarje , ndërsa kompletoi një vit të suksesshëm gjatë të cilit fitoi edhe titullin evropian për kadete.

Baby Boo