AMBASADA E ZVICRËS NË KOSOVË: KRENARË ME XHAKËN E SHAQIRIN


Ambasada e Zvicrës në Kosovë, ka shkruar se Zvicra është krenare me dy futbollistët nga Kosova që i shënuan gola Serbisë.Xhaka e Shaqiri ishin heronjtë e Zvicrës përballë Serbisë, ku shënuan golat në fitoren me rezultat 2:1 në Kampionatin Botëror.

“Zvicër – Serbi 2:1, Bravo djema, krenarë me Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin”, ka shkruar faqja e Ambasadës në rrjete sociale.Xhaka e Shaqiri, festuan me shqiponjë pas golave të shënuar, gjest të cilin e bëri edhe kapiteni i kombëtares zvicerane, Stephan Lichsteiner.

Baby Boo