AMBASADA E SHBA THIRRJE TË RËNDËSISHME GJYQTARËVE: APLIKONI PËR NË KLGJ


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje të gjithë gjyqtarëve në Shqipëri që të aplikojnë për anëtarë në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

SHBA u bën thirrje të gjyqtarëve të ndershëm që të bëhen pjesë e sistemit të ri të drejtësisë.

“Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë! Aplikoni këtu https://bit.ly/2P7bVKk”- bën thirrje Ambasada.

Baby Boo