Ambasada e ShBA-së dhe Kryqi i Kuq, dhurim gjaku për nder të viktimave të 11 shtatorit


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq dhe Institutin për Transfuziologji, 10 vite me radhë  organizon aksion për dhurim të gjakut, grumbullimin e produkteve ushqimore dhe veshmbathjeve në nder të viktimave, të të mbijetuarve dhe të gjithë atyre që ofruan ndihmë pas sulmeve të 11 shtatorit. Përmes këtij aksioni, donatorët do të ndihmojnë Kryqin e Kuq të rimbush rezervat e gjakut për njerëzit që kanë nevojë.
“Kjo është viti i 10 me radhë ku nëpërmjet dhurimit të gjakut i përkujtojmë viktimat e 11 shtatorit, familjarët e tyre dhe personat që kanë ndihmuar. Jemi krenarë me këtë aksion. Vitin e kaluar kemi thyer rekord me dhurim të gjakut, shpresoj se këtë vit do ta tejkalojmë këtë rekord”,- tha ambasadori i ShBA-së, Xhes Beili.
“Kryq i Kuq i Maqedonisë vazhdon të sigurojë ndihmë humanitare relevante dhe në kohë, dhe jemi të obliguar e të përkushtuar që ta bëjmë edhe në të ardhmen. Arritëm që të mobilizojmë fuqinë humanitare  që t’u ndihmojmë njerëzve, të ndërtojmë histori dhe ta përshtatim veprimtarinë tonë humanitare me sfidat bashkëkohore”,- u shpreh Sait Saiti nga Kryqi i Kuq.