Ambasada e Gjermanisë në Shkup: Hapen terminet për përpunimin e vizave


Ambasada e Gjermanisë në Shkup ka dalë me njoftim për rregullativën e re për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Nga kjo ambasadë thonë se, deri më 31.12.2023 shtetasit e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të rajonit do të kenë qasje të privilegjuar në tregun e punës në Gjermani.

Nga 1 janari i vitit 2021 është në fuqi Rregullativa e re për Ballkanin Perëndimor. Deri më 31.12.2023, shtetasit e Maqedonisë së Veriut, kanë qasje të privilegjuar në tregun e punës së Gjermanisë. Pasi që më 20.06.2021 është shfuqizuar kufizimi për udhëtim për shkak të KOVID-19 për personat me vendbanim të përhershëm në Maqedoninë e Veriut, tani përpunimi i kërkesave të vizës së tillë sërish është e mundshme”.

“Në të ardhmen, terminët për dorëzimin e vizave të tilla do të ndahen çdo muaj veçmas. Për atë arsye, nuk do të ketë pritje të gjata. Çdo muaj, duke filluar nga korriku, lista e pritjeve për terminë do të jetë e qasshme për muajin e ardhshëm. Kohëzgjatja mund të jetë e ndryshme nga muaji në muaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës gjermane.

Baby Boo