Ambasada britanike i dhuron Armatës pajisje për luftën kundër Kovid 19

Ambasada britanike në RMV sot dhuroi pajisje për Armatën për mbështetje për ballafaqimin me situatën me koronavirusin.

Baby Boo

Ambasada britanike në profilin e tyre zyrtar në Tuiter publikoi se është me rëndësi të qëndrojmë së bashku në këto kohëra me sfida.

“Sekretari shtetëror Nikoliq e pranoi donacionin britanik të dorezave mbrojtëse dhe disa lloje pompash me presion të lartë dhe pompa dore për dezinfektim. Ushtria kujdeset për qytetarët, ne kujdesemi për sigurinë dhe mbrojtjen e ushtarëve tanë”, publikoi Ministria e Mbrojtjes në Fejsbuk.

Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska dhe ambasadorja britanike Reçjel Gallouej paraprakisht diskutuan përmes një thirrje konferencë për informacionet e fundit mbi koronavirusin në vend, si dhe për bashkëpunimin e ardhshëm në mbrojtje.

“Realizuam takim virtual me ministren e Mbrojtjes Shekerinska sot për të diskutuar për informacionet më të fundit mbi situatën me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut dhe bashkëpunimin e ardhshëm në mbrojtje. Ishte kënaqësi e imja të dëgjoja për përpjekjet e Ushtrisë të cilët punojnë me institucionet kryesore në luftën kundër Kovid 19”, ka shkruar në Tutier ambasadorja britanike.