Amabasadori i Kinës në ShBA: “Ka dezinformata që Kina i ofron ndihmë ushtarake Rusisë”


Ambasadori i Kinës në ShBA ka thënë se vendi i tij nuk po dërgon armë në Rusi për përdorim në Ukrainë, por ai nuk përjashtoi përfundimisht mundësinë që Pekini ta bëjë këtë në të ardhmen.
I pyetur të dielën në CBS nëse Kina mund t’i dërgojë para ose armë Rusisë, ambasadori Qin Gang foli për të tashmen, duke thënë: “Ka dezinformata që Kina i ofron ndihmë ushtarake Rusisë. Ne e refuzojmë atë.” Tha Ambasadori, përcjell arbresh.info

Në vend të kësaj, “ajo që Kina po bën është të dërgojë ushqime, ilaçe, çanta gjumi dhe formula për fëmijë, jo armë dhe municione për ndonjë palë”, tha ai.
Qin Gang tha se Pekini po vazhdonte të “promovonte bisedimet e paqes dhe të kërkonte armëpushim të menjëhershëm”.
Por lloji i dënimit publik i kërkuar nga shumë në Perëndim “nuk ndihmon”, tha ai. “Ne kemi nevojë për arsye. Ne kemi nevojë për guxim. Dhe ne kemi nevojë për diplomaci të mirë.”

Baby Boo