Altrim Mamuti i përgjigjet kryesisë së ASH-së

Altrim Mamuti kryetari i degës së ASH-së pas lirimit nga detyra nga kryesia e kësaj partie, i ka dhënë një porosi krerëve të saj:

E nderuara kryesi qendrore e ASH-së ju falemnderit që keni respektu statutin e partisë duke më liruar nga pozicioni i kryetarit të degës pasi që një vendim të tillë e kam marë paraprakisht edhe vet!

Njëkohësisht dua të ju informoj se kur u krijua koalicioni me AA u thye rëndë statuti i partisë jo për shkak se u krijua koalicioni me AA por për shkak se një vendim i tillë nuk u mor nga kuvendi qëndror i partisë ashtu siç është në statutin e partisë! Pika 13 (foto)

Për këtë duheshte të reagoj komisioni statutaro juridik i partisë por si duket një pjes e tyre në krye me kryetarin e këtij komisioni kan dhënë dorehqje shumë më herët!

Pas kësaj këtë çeshtje duheshte ta ngreje si shqetësim edhe komisioni mbykqyrës i partisë në krye me kryetarin e saj z. Adnan Nezirin, një gjë e tillë nuk ka ndodhur, prandaj unë e kam obligim që edhe njëher të ju falemenderoj për gjithçka por njëkohësisht të informoj edhe antarët dhe qytetarët për pikat e statutit dhe mënyrat e funksionimit!”, thekson Mamuti.

Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqiptarët njoftoi se përmes aplikacionit ZOOM më 20 maj ka mbajtur mbledhje lidhur me zhvillimet aktuale dhe ku është vendosur që të shkarkohet Altrim Mamuti nga funksioni kryetar i degës së Tetovës.