AlternAtivA: Të hapen paralele shqipe në shkollën e Bërnjarcës


Lajmi se në shkollën e fshatit Bërnjarcë të Komunës së Gazi Babës drejtuesit e shkollës, por edhe prindërit e nxënësve, nuk duan që aty të hapen paralele shqipe për nxënësit e këtij vendbanimi, është pasqyra më e keqe për një shoqëri multietnike dhe shtet multietnik. T’i detyrosh fëmijët shqiptarë të Bërnjarcës të udhëtojnë nga disa kilometra deri në shkollën e Haraçinës dhe t’u ngarkosh shpenzime prindërve të tyre vetëm për shkak të albanofobisë, kjo është e pafalshme dhe pajustifikueshme.

Në kohën kur drejtuesit e këtij shteti rra*hin gjoksin deri në patetizëm se e kanë ndërtuar shtetin multientik, të mos u mundësohet fëmijëve shqiptarë e drejta kushtetuese që ta ndjekin shkollimin në shkollën më të afërt në komunën e tyre vetëm sepse dikush ka paragjykime dhe stereotipa etnike, këtë nuk mund ta lejojmë.
Ndonëse ky nuk është problem i ri dhe këtë e kanë lejuar edhe ministra shqiptarë të Arsimit është koha e fundit që ky problem të zgjidhet.

Prandaj, AlternAtivA i mbështet kërkesat e prindërve shqiptarë që fëmijët e tyre të mësojnë në shkollën e Bërnjarcës dhe i bën thirrje ministres së Arsimit, Milla Caroska, dhe kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, që sa më shpejt të hapen këto paralele në gjuhën shqipe dhe të mos lejojnë diskriminim etnik të fëmijëve shqiptarë.

Baby Boo