Alternativa: “Nuk e përjashtojmë mundësinë për bashkëpunim sërish me ASH-në”


Nga Alternativa pas vendimit të sotëm që të bëhen pjesë e Qeverisë, theksojnë se kanë marrëdhënie korrekte me Aleancën për Shqiptarët dhe se nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të bashkëpunojnë sërish, përcjell TV21.

“Në vazhdimësi kryetari Afrim Gashi ka takime edhe komunikime me të gjithë akterët politik në vend, përfshi edhe me Aleancën, ne vazhdojmë edhe më tej të kultivojmë raporte korrekte dhe në asnjë moment kuvendi qendrorë nuk ka marrë vendim për të prishje të ndonjë raporti me asnjë parti politike, e ardhmja është e hapur për bashkëpunim me të gjitha partitë politike”, tha mes tjerash Orhan Murtezani, zëdhënës i Alternativës.

Baby Boo