Alternativa: Ne jemi parti autonome dhe vendimet tona janë të pavarura, nuk jemi vagon i dikujt


Alternativa ka reaguar pas votimit në këshillin komunal në Tetovë ku këshilltari i tyre ka votuar i përmbajtur duke theksuar se janë parti autononme dhe çdo vendim është i pavarur, transmeton InfoShqip.
Reagimi i plotë:

“Pas votimit të kryesuesit të Këshillit Komunal të Tetovës, me ç’rast këshilltari ynë ka votuar “i përmbajtur”, dëshirojmë ta sqarojmë opinionin se AlternaAtivA është parti autonome dhe vendimet tona janë të pavarura, konform interesave partiake dhe interesave të përgjithshme të qytetarëve.

Këshilltari ynë, Faton Selami, ka votuar ashtu sepse AlternAtivA nuk është as vagon i dikujt, as nuk voton sipas urdhrave të dikujt dhe për ne nuk është rëndësishme nëse vota jonë sot përkon me votën e një partie dhe nesër mund të përkojë me votën e një partie tjetër. Ne nuk kemi pasur asnjë marrëveshje paraprake me askënd dhe askush nga ne nuk është kërkuar që të kemi votë unike, andaj këshilltari ynë në Këshillin Komunal e Tetovës ka vepruar vetëm sipas udhëzimeve të partisë dhe ne jemi mirënjohës dhe falënderues për qëndrimin e tij dinjitoz.” – shkruhet në reagim.

Baby Boo