Alternativa: Kompanisë “2SS Security” t’i prishet kontrata dhe t’imerret liçenca


Partia Alternativa ka theksuar se zhvillimet e ditëve të fundit po shfaqin simptomat e njëmendësisë njëzetvjeçare të qeverisjes kriminale të BDI-së ku depërtimi në çdo institucion të shtetit në vepër po dëshmon tendenca të papara kriminale.

“Rasti i sulmit brutal mbi kontorllorët e fluturimeve nxori në shesh se
ky rast, i cili ka mundur të shkaktojë pasoja tragjike dhe të rrezikojë
sigurinë kombëtare, është mundësuar nga personeli i sigurimit të
kompanisë “2SS Security” të cilët, edhe pse e kanë për detyrë, nuk e
kanë parandaluar këtë sulm. Situata bëhet edhe më e qartë tanimë kur opinioni është i njohur se pronari i kësaj kompanie është i afërt me liderin e BDI-së. Për të mos mjaftuar kjo, dje në Spitalin e
Gjinekologjisë në Shkup, personeli i sigurimit, çuditësisht edhe në këtë spital tenderin për sigurim e ka e njëjta kompani, ka rrahur një të moshuar pa asnjë faj. Sipas informacioneve me të cilat disponojmë ne, njëri nga dy punëtorët e sigurimit madje nuk disponon as me liçencë të patjetërsueshme për ushtirmin e këtij profesioni”, theksojnë nga Alternativa.

Alternativa apelon që urgjentisht kompanisë “2SS Security” t’i prishet kontrata për sigurimin e hapësirave të MNAV.

“Apelojmë deri tek Ministria e Punëve të brendshme dhe organet përkatëse të merr masa për të vërtetuar pohimet tona dhe kompanisë në fjalë t’i merret liçenca e punës”, theksojnë nga Alternativa.

Baby Boo