Alternativa e shtyu për nesër mbledhjen, ja arsyeja!


Mbledhja e Këshillit Qendror të Alternativës në të cilën duhej të vendosej nëse Alternativa do të jetë ose jo pjesë e Qeverisë është shtyrë për ditën e nesërme. Nga partia njoftojnë se shtyrja ka të bëj me atë që sot pritet të kryhet ceremonia e varrimit të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.

“Mbledhja e Këshillit Qendror të Alternativës do të mbahet të shtunën në ora 18:00 në selinë e partisë në Tetovë”, deklaroi zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani.

Baby Boo