Alternativa e Gashit fillon bashkëpunim zyrtar me AKP-në e Erdoganit!


Alternativa e udhëhequr nga Afrim Gashi do të forcojë bashkëpunimin me partinë AK (Partia e Drejtësisë dhe Mirëqenies) të Rexhep Taip Erdoganit në Turqi.

Kjo porosi është përcjellur në takimin që Gashi dhe ministri i Kulturës, Hysni Ismaili zhvilluan një takim me zëvendëskryetarin e Përgjithshëm të AK Parti-së, Numan Kurtullmush.

“Ky takim u realizua me qëllim të inicimit të bashkëpunimit formal ndërmjet Alternativës dhe AK Partisë si dy parti të qendrës së djathtë. Të dy palët u dakorduan që bashkëpunimi duhet të zhvillohet edhe thellohet edhe më tej dhe u dakorduan që në afat sa më të shkurtër kohor të formalizohet edhe përmes firmosjes së një memorandumi për bashkëpunim”, njoftojnë nga Alternativa.

Baby Boo