“Almiri”, pro*tesuesit me ultimatum 24 orësh!


Me këtë thirrje “Drejtësi për Almirin”, vëllai i 4 vjeçarit që u sh*typ për vd*ekje nga Boban Iliç kërkoi drejtësi para Gjykatës së Kumanovës. Prapa tij ishin familjarë e qindra qytetarë të cilët mbështetën familjen Aliu në kërkesën që i akuzuari Iliç të dërgohet në bu*rg ndërsa babai i Almirit dhe të afërmit e tij të lihen të lirë.

“Ne sot këtu jemi që të kërkojmë nga kjo gjykatë që ta rishqyrtojë këtë vendim dhe mos të tallet me drejtësinë sepse revolta që i bëhet popullit mund të jetë shp*ërthim me përmasa të paparashikuara. Ne jemi të mbështetur për muri dhe nuk kemi ku të shkojmë më prandaj kërkojmë nga kjo gjykatë, drejtësi”, tha Fuat Aliu, Familjar.

Babai i Almirit, Sedat Aliu i cili është dë*nuar me gjashtë muaj bu*rg tha se sistemi i drejtësisë në vend është i kalbur, ndërsa kujtoi edhe një premtim që para zgjedhjeve i kishte bërë zv.kryeministri aktual Artan Grubi.
“Desha të potencoj se ai ishte Artan Grubi, i cili na ka thirr në kabinetin e tij dhe na ka thënë se do të krijohet një komision parlamentar. Deri sot, ka gati 3 vite nuk është marr asnjë hap, duan të na nxisin apo tallen me neve duke fituar poenë politik. Ne nuk jemi me asnjë lloj partie, por e duam drejtësinë!”, pohoi Sedat Aliu, babai i Almirit.

“Unë do të shkoj në burg, do të dal prej aty, por mos të mendojnë se do të mbetet me kaq!”, theksoi Sami Demiri, i dë*nuar.
Gjykata ka shqiptuar masën e bu*rgut efektiv 6 muaj për prindin e vogëlushit Almir Aliut, Sedat Aliun. Me nga 9 muaj bu*rg janë d*ënuar edhe xhaxhai i Almirit dhe kushëriri i tij. Në bu*rg duhet të shkojë edhe Boban Iliç i cili fillimisht ishte dënuar me 6 vite burg, por me vendim të Gjykatës së Apelit, dë*nimi iu ul në 4 vjet.

Baby Boo