Almeda Abazi rrëfen vuajtjen 16-orëshe, Tolga hoqi dorë nga fëmija i tretë


Lindja e Efehan, djalit të Almeda Abazit dhe aktorit të njohur turk, Tolgahan Sayisman, nuk ka qenë e lehtë, edhe pse pritja e ëmbël ishte një nga periudhat më të bukura për Almedën dhe Tolgën. Pak pas lindjes, prindërit e rinj u përballën edhe me një ndërhyrje të vështirë të vogëlushit, e cila i trishtoi edhe më shumë, por fatmirësisht gjithçka shkoi për mrekulli. Tani Efe është vëllai i madh bukurosh që është gati të kujdeset për motrën e sapolindur, Alina.

Por edhe lindja e vajzës nuk paska qenë më e lehtë për Almedën. Të gjithë vuajtjen dhe pritjen e gjatë, bukuroshja shqiptare e ka ndarë me publikun përmes një videoje në YouTube, ku rrëfen ndër të tjera edhe për dorëzimin e Tolgës, pas kësaj shtatzënie.
“Shtatzënia me Efen ishte më e lehtë, por me Alinën jo. Nuk dilja dot nga shtëpia për shkak të pandemisë. Më përzihej, doja të flija gjithë kohën, kisha rrathë të zinj poshtë syve, u shëmtova shumë” – thotë ndër të tjera Almeda.

Almeda zbuloi edhe se Tolga kishte dëshirë të kishin edhe një fëmijë të tretë, por pas vuajtjeve të saj për plot 16 orë para lindjes së Alinës, ai hoqi dorë nga kjo kërkesë.
“Tolga po mendonte për një fëmijë të tretë, derisa pa lindjen e Alinës. Më tha ‘më vjen keq për ty, nuk do të të lodh më, e mbyllim historinë e fëmijës së tretë”.

Baby Boo