Alketa Vejsiu tregon se e ka kaluar COVID-in: Nuk është një shaka, kujdesuni për veten


Prezantuesja e njohur e ekranit, Alketa Vejsiu, është duke shijuar disa ditë të mira qëndrimi në Stamboll të Turqisë.

Ajo atje ka pasur rastin që të takohet edhe me kuzhinierin e njohur, Nusret, me të cilin edhe ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram.
Duke pasur lirinë e udhëtimit edhe pse në kohë pandemie Alketa tregoi për ndjekësit e saj një nga periudhat më të hidhura që përjetoi së fundmi.

Në një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram, Alketa bëri të ditur se e ka kaluar virusin COVID-19, pas një terapie dhe izolimi 14 ditor.
Ajo më tej u ka thënë ndjekësve se virusi nuk është një shaka dhe se duhet bërë kujdes për shëndetin në këtë vit të vështirë.

Baby Boo