Alketa Vejsiu thumbohet dhe “masakrohet” nga vipat shqiptare!


Alketa Vejsiu realizoi ëndrrën e saj për t qen në skenën e Sanremos në rolin e prezantueses. Por prezantimi i saj pati shumë kritika dhe thumbime.

Olti Curri e ‘masakroi’ Alketa Vejsiun: “Hyrja më trembi, se ishte e dhunshme në njëfarë mënyre. Nuk merret vëmendje në atë farë mënyre. Ishte gati gati e paedukuar. Amadeusi e tregoi këtë me humor se ai ka një eksperien tjetër.”
Olti Curri gjithashtu tha që:”Dukej më shumë si e ftuar te “Opinion”-i, se sa të ishte në Sanremo. Monologu s’më pëlqeu fare. Ai ishte një monolog i përvuajtur jashtë kohe. Gjërat kanë ndryshuar.”

Gjatë fjalës së saj ajo ka bërë një gafë duke u shprehur se ishte e vetmja grua në histori që ka prezantuar “Festivalin e Këngës” në RTSH.

Pas kësaj gafe ka reaguar moderatorja Hygerta Sako: “Gratë tjera që kanë prezantuar para saj paskan qenë të gjithë burra. Mirë që paskemi qenë të gjithë burra ne që kemi prezantuar Festivalin e RTSH-së, po unë e paskam ngrënë keq, se paskam qenë burrë jo një, po plotë katër herë”, shkruan Hygerta.

Edhe Mustafa Nano gjithashtu ka komentuar pjesëmarrjen e Alketa Vejsiut në Sanremo:” Dhe unë mendoj se me tu kthyer nga Sanremo, sido që ajo dha shenja q po jetojte atë ngjarje, po sillej sikur kishte kapur qiejtë dhe me të drejtë ishte ngjarje shumë e rëndësishme në jetën e vet. Unë dua që ajo me të mbëritur në Shqipëri të kthehet me këmbë në tokë dhe të mos mendojë që është një heroinë dhe një figurë e madhe e kombit shqiptar.
Ajo është ajo që është, ajo që do të jetë, ajo që ne njohim është Alketa Vejsiu një prezantuese e shkëlqyer e sektaklit shqiptar dhe kjo nuk është pak e dashur Alketa. Ky ishte monologu im për sonte që ia dedikova Alketa Vejsiut dhe e shoqërova me nj kritikë të vogël që unë shpresojë që ajo ta marrë mr dashamirësi.”

Baby Boo