Alizoti: “Shqiptarët janë ende i vetmi populli që nuk jetojnë por mbijetojnë”


Shqiptarët janë duke humbur një kohë të madhe të cilën po ua jep historia falë balancave që po ndodhin, pa e unifikuar kulturën e tyre, ekonominë e tyre dhe pas tyre vijnë shumë gjëra tjera. Kështu tha deputeti i PD-së, Tomor Alizoti, duke shtuar se kjo është humbur për shkak dashurisë për pushtet, dashurisë së individit.

“Po bëhen diku 10 vite, 20 vite që Kosova është e pavarur, duhet të ketë një mendim akademia për zhvillimin si komb. Deri tani interesat shqiptare ende janë shumë të cektë, si në kulturë si në politik dhe në ekonomikë”, tha Alizoti, duke shtuar se duhet të ketë një koncept të shqiptareve dhe ato duhet të jenë një zë në Ballkan.

Ai tha se shpreson që PD do të shkojë drejt një zgjidhje dhe se kjo tronditje që ka ndodhur e ka zgjuar partinë nga gjumi. Sipas tij shqiptarët janë populli më i vuajtur në Ballkan, duke shtuar se ende shqiptarët edhe ditët e sodit “përze fëmijët e tyre nga shtëpia për të ushqyer”.

“Shqiptarët ende bisedojnë se si të mbijetojën, bisedojnë për të ngrenë bukë, kur elitat e tyre politike jeton me miliona e miliona euro”, tha Alizoti.
Ai tha se shqiptarët duhet të qohen dhe t’i tundon politikanët dhe jo tu këndojnë kënga, atëherë sipas tij ky popull është demokrat.

Baby Boo