Aliti: Ai i cili e dëshiron objektin tim le të paraqitet t’ia fal


Pronari i objektit që sot po rrënohet tek QT Mavrovasja deklaroi për mediat se për objektin nuk është i paligjshëm dhe se ka elaborat dhe taksa të paguara dhe shërbime komunale mbi 4,7 milionë denarë.

“Asgjë prej asaj që është transmetuar nga mediat nuk është e saktë. Unë jam pronar i objektit që ishte djegur nga zjarri dhe i ndërtimit legat të regjistruar në Kadastër. Nuk janë të sakta informacionet se nuk kam qenë i kapshëm për policinë. Mund t’i pyesni lirisht se ditën e parë kur kanë ardhur, unë kam qenë këtu dhe ua kam dhënë dokumentet për objektin. Në njërin prej protaleve lexova se e kam prerë drurin. Nuk e kam bërë këtë, kam video në të cilën shihet se si e presin drurin. Vitin e kaluar e gjeta një predhë prej gjuajtësit me dorë në objekt. Këtë vit ia vunë flakën. Për pesëdhjetë ditë nuk i di se cilat janë arsyet. Hetimet përfundojnë me arsye të panjohura ose me autor të panjohur. Ai i cili e dëshiron objektin tim le të paraqitet t’i fal, të mos mundohemi kështu”, deklaroi pronari Mevludin Aliti.

Për objektin që sot po rrënohet gjatë periudhës së kaluar ka pasur debate dhe hetim policor. Pasi autoritetet komunale e përcaktuan se bëhet fjalë për ndërtim ilegal, u shpall tender kush do ta rrënojë objektin, por askush nuk u paraqit. Me vendimin e Qeverisë sot filloi rrënimi i objektit të cilin e bën NP për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale me praninë e policisë.

Aliti thotë se i ka shmangur mediat gjatë periudhës së kaluar pasi konsideron se biznesi i tij privat nuk duhet të jetë objekt i interesit publik.
Avokati i tij thotë se nuk ka vepër penale në këtë rast pasi bëhet fjalë për objekt legal.

“Në përputhje me ligjin, objekti i cili është tërësisht i shkatërruar, pronari ka të drejtë ta kthejë në gjendje të mëparshme, ta rinovojë me projekt për rinovim i cili i është dorëzuar Komunës së Çairit dhe për të cilin ku ka kurrfarë përgjigje se cili është mendimi i tyre. Më 1.05.2020 objekti që është në pronë private të Mevludin Alitit ishte djegur në tërësi për arsye të panjohura dhe deri më sot presim përgjigje edhe nga policia edhe nga Prokuroria se cilat janë shkaqet e zjarrit. Nga pronari i objektit është kërkuar nga Komuna e Çairit leje që të pastrohet objekti, gjegjësisht mbeturinat. Për këtë ka miratim nga Komuna e Çairit. Në ndërkohë ka filluar edhe përgatitja e projektit për ripërtëritje i cili pasi ka mbaruar është dorëzuar në Komunën e Çairit”, sqaron avokati i Alitit.

Sipas tij, vendimi që është sjellë nga komuna se objekti nuk përkon me gjendjen faktike dhe nuk ka pasur pronësi, nuk është e vërtetë.

“Kemi dëshmi, fletëpronësi e cila mund të nxirret nga Kadastra ku është regjistruar prona e privatësisë edhe atë në disa fletëpronësi. Janë 333 metra katrorë prej tyre 86 metra katrorë me tjetër fletëpronësi, theksoi avokati i Alitit, duke shtuar se nuk nevojitet miratim për ndërtim në rast të ripërtëritjes së objektit”.
Sipas avokatit të Alitit, projekti për rinovim do të kushtojë 9,5 mijë euro.

Baby Boo